Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin e turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid. Në një intervistë të dhënë për mediat, Rama ka deklaruar nga Madridi se sot, Shqipëria është në vëmendjen e të gjithëve dhe sezoni i ardhshëm turistik pritet me më shumë turistë.