Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj në promovimin e librit “Kur heshtja flet” foli për historinë e luftës së Kosovës. “Për ta mbrojtur të vërtetën ne duhet edhe ta shkruajmë ata. Një histori e shkruar me gjak asnjëherë nuk mund të fshihet dhe as të shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër”, tha Osmani në fjalën e saj.