Që të zbulosh se cili u korruptua dhe nga kush, nuk ekziston vetëm parimi hetimor ” ndiq paranë”, por edhe ndiq udhëtimet, hotelet e shtrenjta dhe ndeshjet e futbollit. Kështu ka ndodhur edhe me ish ministrin Arben Ahmetaj i cili ndonëse u pagua për të udhëtuar e qëndruar në hotele luksoze, nga Klodian Zoto person i bashkëlidhur në dosjen e inceneratorëve, provat për të nuk u panë nga prokurorët e SPAK.