Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me të cilin Tirana ka përfunduar projektin e suksesshëm për rinovimin e Pazarit të Ri, e aktualisht po punon për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit për të rinjtë. Veliaj i cilëson të turpshme sulmet dhe akuzat ndaj partnerëve 20-vjeçarë të Shqipërisë.