E ndërtuar që në vitin 1968, diga mbi Liqenin e Çekrezës po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet. “Bashkë me digën kemi bërë edhe investimin e rrugës, ndaj për të ardhur në Çerkezë, vetëm 15 km nga Tirana, do të jetë edhe më e thjeshtë. Këtë projekt do e quajmë të mbyllur deri në fund të gushtit”, tha Veliaj.