Të rinjve të moshave 15-20 vjeç, që janë pa punë dhe nuk janë në proces arsimimi në katër muajt e fundit, do t’u ofrohet punë nga programi i garancisë rinore. Ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi programin, që tha se do t’u vijë në ndihmë të rinjve që nuk janë në punë. Mbështetje do të ketë edhe për bizneset që punësojnë këtë grupmoshe.