Qeveria ka miratuar tabelat e profesioneve që do të futen në regjim tatimor nga 1 janari 2024. Kështu bizneset e përfshira në listë që kanë deri në 14 milion lekë xhiro vjetore do paguajnë tatim-fitim 15%, ndërsa ato me xhiro mbi këtë vlerë do të paguajnë 23%. Kështu janë në total 26 aktivitete dhe 180 lloje profesionesh që përfshihen në këtë skemë. Në thelbin e tij ligji synon që të tatojë të gjitha profesionet që njihen ndryshe dhe me termin “freelancer”, por duke përfshirë dhe profesionet e rregulluara me ligj.