Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e 38 deputetëve të opozitës dhe shoqatës së konstabilsitëve, audituesve dhe avokatëve për të shfuqizuar pjesërisht si jo në përputhje me Kushtetutën ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Gjykata pas shqyrtimit të padive vendosi të pezullojë taksimin me 15-23% për rreth 29 mijë biznese që furnizojnë shërbime profesionale të konsideruar si profesionistë të lirë.