Top Channel/ Prodhuesit, si do deklarohen faturat, sqarimi i detajuar nga Tatimet
15/07/2025 19:39

Pas nisjes së aksionit në terren për të verifikuar zbatimin e fiskalizimit në tregjet me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore ka sqaruar në mënyrë të detajuar hapat që duhet të ndjekin tatimpaguesit për të lëshuar faturat për blerjet nga fermerët vendas. “Tatimpaguesit duhet të përdorin opsionin ‘autofaturë’ në sistemin e fiskalizimit, duke zgjedhur llojin e faturës ‘Blerje nga fermerët vendas’. Në faturë duhet të përfshihen emri, NIPT-i i fermerit dhe përshkrimi i mallrave të blera, pa përfshirë TVSH-në.” Tatimet sqarojnë se kategoria e fermerëve të regjistruar në Drejtoritë Rajonale Tatimore nuk ka detyrim të mbajë kontabilitet, të deklarojë dhe dorëzojë në Administratën Tatimore Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi apo Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i fermerit. Ndërmarrja e një sërë procedurash të tilla, sipas ekspertëve të bujqësisë, për formalizimin e tregut është një nevojë e veçantë për sigurinë ushqimore dhe përmbushjen e kritereve të BE-së. “Ne presim që së shpejti të hapet edhe grup-kapitulli i fundit që lidhet me bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Do të kemi rregulla dhe procese shumë më ndryshe nga çfarë kemi pasur deri tani. Këto janë probleme që paraqesin problematika në sigurinë ushqimore dhe secili duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe të kuptojë që integrimi evropian na vendos përpara disa sfidave. Flasim për Evropën dhe siguria ushqimore e konsumatorëve është çështje parësore. Nuk mund të tregtosh produkte pa faturë, jo vetëm nga ana financiare, por edhe produkte që paraqesin problematika për sigurinë ushqimore”, shprehet eksperti për bujqësinë, Ilir Pilku. Sipas ekspertëve, është koha që tregtimi i produkteve ushqimore të bëhet sipas standardeve. “Në produktet blegtorale nuk mund të tregtosh produktin pa pasur një biznes të caktuar dhe që duhet të funksionojë në kushte të caktuara. Duhet të hiqet nga mendimi që mund të tregtosh qumësht në treg jo vetëm pa faturë, por edhe pa mënyrën e duhur të tregtimit. Është një çështje që do të vijë duke u shtuar, në kuptimin e intensifikimit të rregullave. Duhet të mësohemi me rregulla të reja, fermerët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që në mënyrë kolektive ta dërgojnë qumështin në pikat e grumbullimit”, shton Pilku. Administrata Tatimore jep gjithashtu një sqarim edhe për tregtarët ambulantë, të cilët sipas saj, nëse janë të regjistruar, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë. Teksa të gjitha institucionet përgjegjëse janë angazhuar në këtë proces formalizimi, Ministria e Bujqësisë sqaron se masa të tilla kanë për qëllim mbështetjen e fermerit dhe zhvillimin e sektorit.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57