Tokat e kripura në fshatin “Bashkim” të njësisë administrative Levan janë kthyer në plantacione me shegë. Nga një dëshirë dhe përfitimet që sjellin frytet e shegës, sipërmarrësi nga Fieri, Hysni Myrto ka investuar 1,5 milion euro falë edhe skemave ndihmëse të qeverisë në mbjelljen e një plantacioni prej 14 ha te këtij fryti.