Top Channel/ Prodhim armësh në Rubik. Rama: Një front i ri punësimi. Pjesa më e madhe për eksport
18/04/2025 15:15
Ish fabrika e bakrit dhe arit në Rubik dikur krenaria e komunizmit sot synohet të rikthehet në punë, në shërbim të rilindjes së industrisë ushtarake, në atë që kryeministri Edi Rama e quajti nisjen e një faqeje të re në fushën e mbrojtjes.