Gjykata e posacme ka vijuar me dëgjimin e dëshmitarëve të radhës , në procesin ndaj Leart Haxhisë që dyshohet se në hakmarrje e sipër orkestroi disa ngjarje kriminale në vend midis tyre edhe për të vrarë nipin e Aldo Bares , kreu i një tjetër bande në lushnjë. Në gjykatën e posacme u dëgjua Leonard Selimi , I afërm I biznesmenit Cajup Selimi vrarë në qendër të Tepelenës gjatë 2021 . ‘Nuk dëgjova zhurmë , nuk dëgjova krisma dhe as e pashë autorin deklaroi dëshmitari , I cili kujtoi se kur kishte dalë në derën e banesës pa kushëririn të gjakosur. “ u mundova ti jap ndihmën e parë shtoi Selimi por nuk kishte asnjë reagim prej tij “ . duke përshrkuar viktimën si një djalë të qetë dhe punëtor dëshmitari këmnënguli se para ngjarjes nuk dinte asgjë rreth konflikteve të të afërmit. “ pasi u vra mësova për problemet që kishte me disa nga Tepelena , por ata erdhën në varrim dhe ndaj them që gjerat ishin rregulluar mes tyre. Ne nuk I japim asnjë shpjegim kësaj vrasjeje deklaroi familjari viktimës, vrarë sipas spak me porosi të Laert Haxhisë . Egzkeutimi I Cajup Selimit u zbardh midis 16 episodeve të tjera kriminale nga I penduari Artan Tafani, që pas arrestimit në 2023 tregoi se për të mos u identifikuar kishte vendosur një kapele dhe një maskë anticovid