Kelvin Skrela prej afro 20 vitesh merret me menaxhimin e proceseve zgjedhore. Ai drejton një nga KZAZ të kryeqytetit ndërsa na tregon gjithë rrugëtimin e tij gjatë kësaj periudhe. “Kam filluar për herë të parë në 2003 në zgjedhjet e pushtetit qendror. Dhe me radhë në zgjedhjet lokale në komunat, derisa kaluam në zgjedhjet e bashkisë”-shprehet Skrela.