Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian mblidhen sot në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit me në fokus forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të rajonit.