Top Channel/ Proçesi i Berlinit, DW: Çfarë është arritur, ku duhet përmirësuar!
14/10/2023 19:35

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE. Dojce Vele i hedh në sy arritjeve të kësaj nisme tani, por edhe cështjeve ku ka nevojë për përmirësim. Rikthimi i vullnetit politik të vendeve anëtare të BE dhe atyre të BP në procesin e zgjerimit dhe bashkëpunimit rajonal renditet në krye të listës së arritjeve. "Falë mbështetjes së Gjermanisë dhe vendeve të tjera, pjesëmarrëse në këtë proces është arritur të 'mbyllen' praktika të përgatitura teknikisht por që nuk nënshkruheshin prej mospajtimeve politike. I tillë është rasti i tri Marrëveshjeve të Mobilitetit, që u nënshkruan vitin e kaluar në Berlin. Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe nga Parlamentet e Kosovës dhe të Serbisë dhe po zbatohen nga strukturat kombëtare përkatese, gjë që tregon qartë vlerën e shtuar të Procesit te Berlinit, krahasuar me inisiativa të ngjashme”, thotë DW. Katër objektivat e Procesit të Berlinit, të deklaruara që në fillim të tij mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit. Mangësitë kryesore ndërkohë sipas shkrimit, janë tre: Nuk ka buxhet, nuk ka struktura, nuk ka kuadër legjislativ. Thembra e Akilit të marrëveshjeve të arritura rajonale mbetet vënia e tyre në jet, e ky pohim ilustrohet me shembujt e marrëveshjes së Ohrit mes Serbisë dhe Kosovës apo ratifikimit nga Bosnjë-Herzegovina të marreveshjes për lëvizjen me karta identiteti! Një nga mangësitë apo sfidat kryesore në këtë proces konsiderohet mungesa e vullnetit politike, e cila e pengon ndjeshëm potencialin për progres.

Top Channel/ Eliminimi i Gimbos, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës paraprake
18/03 10:31
Top News- Në Lushnje me drogë, në Korçë me armë/ Dy të arrestuar në flagrancë, kapet drogë dhe pistoletë
18/03 10:07
Top News – Familjarët me kompani konsulence, skema e dyshuar e pastrimit të parave nga Eldi Hoxha
18/03 09:39
Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
Top Channel/ Stop internetin! Putin “i frikësuar”, jep ultimatum pas vrasjes së udhëheqësve iraniën
17/03 22:35
Top Channel/ Greqia refuzon Trumpin, Mitsotakis: Nuk do të përfshihemi në konflikt
17/03 22:35
Top News- E rëndë! Vdesin katër shqiptarë tragjikisht, ishin duke punuar në Austri
17/03 22:25
Top News- “Goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç”, Berisha reagon për vendimin e BE
17/03 21:39
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top Channel/ Benet Beci në gjyq, akuzohet për tenderin 700 mln lekë kur drejtonte KESH
17/03 19:50
Top Channel/ Nafta shtrenjtohet sërish! Çmimi arrin 199 lek/litër, ndikim nga kriza
17/03 19:48
Top Channel/ Lufta, dorëhiqet krahu i djathtë i Trump. Presidenti: Njeri i dobët
17/03 19:45
Top Channel/ Gjyqtari anglez “certifikon” SPAK, bien pretendimet se “survejon gjyqtarët”
17/03 19:42
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top Channel/Sulmi në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit,dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar
17/03 18:59
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
DIGITALB DIGITALB