Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se procesi i fiskalizimit është një ndër reformat më të mëdha në 10 vitet e fundit për Ministrinë e Financave. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ecuria e këtij procesi ka qenë me hapa të kënaqshëm, ndërsa janë lëshuar mbi 32 mln fatura përmes sistemit të ri të fiskalizimit. 53% e bizneseve të vogla në Shqipëri kanë filluar me proceduar ndërsa pjesa tjetër pritet të fiskalizohen brenda janarit.