Procedura e paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, Kuvendi shkarkon të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues. Me shumicë votash, Kuvendi ka miratuar projektvendimin e dorëzuar nga Komisioni i Medias për shkarkimin e Këshillit Drejtues i RTSH, me në krye Leka Bungon dhe anëtarët, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.