Pothuajse 70% e popullatës vuan nga syri i thatë. Sipas mjekëve okulistë, teknologjia, por edhe pluhurat dhe ndotja e ambientit, kanë shtuar numrin e personave që vuajnë nga sindroma e tharjes së syrit. Suzana Zhuka, mjeke okuliste, Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr.3: “Po, vihet re një rritje e numrit të personave të moshës nga 35-40 vjeç që vuajnë nga sindroma e tharjes së syrit.”