Top Channel/ Problemet nga vapa! Elbasan, 200 persona në ditë kërkojnë ndihmë tek mjeku
22/07/2024 12:25
Mesatarisht rreth 200 persona çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë urgjencës së Elbasan me shqetësime të tilla si temperaturë të lartë, diare e të vjella. Më të prekur janë personat me imunitet të dobët dhe të sëmurët kronikë.