Kjo është dosja mjekësore e Gani Qeleposhit, banor i fshatit Babinë të Tropojës, i diagnostikuar si Tetraplegjik. Komisioni Epror, KMCAP-i (Komisioni Mjekësor i Vlerësimit të Aftësisë për Punë) i ka kërkuar pacientit të paraqitet në Tiranë, por tek dera e institucionit gjetëm vetëm vëllanë e tij zotin Nderim që na tregon arsyen se përse i sëmuri nuk është paraqitur siç i është kërkuar.