Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë e Vlorës këtë të hënë. Ai ka zhvilluar një takim prej 50 minutash në bashkinë e Vlorës me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Pirro Vengu dhe kreu i bashkisë Ermal Dredha. Më pas ai ka dalë për të inspektuar zonën e Muradies pas hapjes dhe largimit të sendeve që kanë zënë hapësirat publike.