Procesi i votimit ka nisur me vonesë në shumë bashki të vendit për shkak të problemeve me pajisjen e votimit. Në Vorë ka pasur vonesa për shkak të pajisjeve të identifikimit. Në qarkun e Gjirokastrës ka nisur procesi në të gjitha bashkitë pa probleme. Në Peqin pjesa më e madhe e qendrave kanë probleme me pajisjen.