Tash e 23 vjet, Vezire Batusha pret kthimin e djemve e burrit të saj. Lirimi e Burimi ishin vetëm 15 dhe 17 vjeç kur ushtarët serbë i morën me dhunë nga nëna e tyre mëngjesin e 26 marsit të 99-ës. Vezire Batusha: Prej dyerve të mija më poshtë, djemtë i kanë ndalë, ata djemtë ishin me qebe, tha “stoi” ti me djemtë, lëri djemtë të shkojnë në vend. Ne e dimë që serbët tanë. Mu mi ka marrë Gjorgji edhe Bora djemtë prej dore, ka punu ai me burrin tim.