Deri më tani ky është viti më i mirë që Shqipëria ka njohur për turizmin, me një boom të huajsh që zgjodhën vendin tonë për të pushuar. Prej janarit e deri në tetor numri i turistëve ka arritur në 9 milionë, një shifër kjo që i afrohet objektivit prej 10 milionë turistësh deri në muajin dhjetor.