Gjatë vitit 2025, në Stacionin Policor në Prishtinë janë regjistruar 99 raste kur shkollat kanë denoncuar nxënësit e tyre, ndërsa vetëm në janar janë evidentuar 7 raste të reja, raporton “Koha”. Shumica e denoncimeve kanë të bëjnë me ofendime, kërcënime apo mbajtje armësh të ftohta. Rasti i fundit ka të bëjë me një nxënës të klasës së nëntë që u përfshi në një përleshje fizike me mësuesin në shkollën “Pavarësia”.