Një 14-vjeçar është vrarë këtë të martë në mëngjes në Kosovë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Shtetasi me iniciale R.H. është qëlluar me thikë dhe pasi është dërguar në spital, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.