Prishtina zyrtare nuk i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të tensioneve me Serbinë, por ka vendosur të lejojë vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabic atje në 5 shtator. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë.