Top Channel/ Prishtina “i pret krahët” Beogradit: “Jo kompromise për dialogun”!
21/04/2021 18:24

Qeveria e Kosovës e deklaroi hapur se do të punojë për shmangien e kompromiseve që mund të paraqiten në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Reagimi i saj pasoi letrën e presidentit Joe Biden ku theksohej se për normalizimin e raporteve me Beogradin dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira.“Qeveritë e kaluara kanë krijuar perceptimin se Kosova është e gatshme për lëshime të tjera, pas atyre të pakos së Ahtisarit. Kjo qasje ka dëmtuar marrëdhëniet tona, sidomos me partnerët tanë strategjikë. Ne do të punojmë që të argumentojmë të drejtat tona sovrane. Këtë do ta bëjmë duke ruajtur këtë partneritet. Dëmin e shkaktuar nga qeveritë e kaluara duhet ta zhbëjmë pa shkaktuar dëm të ri”, tha për REL zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Të martën, partitë opozitare - Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - u shprehen kundër kompromiseve në dialogun me Serbinë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje përmes shefes së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se qeveria është ajo që e udhëheq dialogun, por për këtë proces duhet të ketë një unitet brenda spektrit politik të Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërsa në 2012-tën, u arrit në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve. Në një dekadë bisedimesh, besohet të jenë arritur mbi 30 marrëveshje, përfshirë atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17