Prej një muaji me sytë nga dera dhe deti prindërit e Aurel Ndonit nuk reshtin së prituri një lajm për gjetjen e trupit të djalit të tyre që la pas familjen dhe vajzën vetëm 5 vjeçe. Kërkimet për trupin e peshkatarit amator që ra në det më 25 shkurt të këtij viti pritet të kalojnë në një fazë tjetër. Një anije e huaj, holandeze, e kontaktuar nga familja pritet të eksplorojë zonën në Porto Romano të Durrësit, ndërsa prindërit apelojnë për mbështetje nga shteti me polumbarë të specializuar për kërkimet në thellësi.