Në Qarkun e Kukësit procesi i Primareve ka nisur në orën 8:00 në 5 qendra votimi në degët Kukës, Has e Tropojë. Drejtuesi politik i PD për Kukësin Flamur Hoxha e ka quajtur një ditë të rëndësishme procesin zgjedhor, duke vlerësuar se nëpërmjet Primareve do të përcaktojmë ekipin fitues të zgjedhjeve të 11 majit.