“Kërkoj shpalljen fajtor të Thoma Gëllçit, ish drejtor i përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar i dyshuar se shpërdoroi detyrën”, deklaroi prokurorja Doloreza Musabelliu para gjykatës në mbyllje të hetimeve disa mujore. Sipas pretencës së SPAK, Gëllçi duhet të dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim të zbresë në 1 vit e tetë muaj burgim.