Tashmë diskutimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ulur menjëherë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të japin rezultatë, pasi tashmë drejtuesit e dy vendeve po bëjnë hapa parapër situatën në veri. Fillimisht sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi telefonatë urgjente me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke insistuar që të dy liderët të mos e zvarrisin më situatën, por të nxisin uljen e menjëhershme të tensioneve. Këtë hap ai e njoftoi me anë të postimeve në Twitter.