Një fatkeqësi më tepër sesa sulm i qëllimshëm; kështu e përshkroi presidenti polak Andrzej Duda shpërthimin e së martës në Poloni që i kushtoi jetën dy personave. Duda pohoi se dy pjesët e një rakete që goditën një fshat kufitar në Poloni i përkisnin mbrojtjes ajrore ukrainase, edhe pse shtoi se sipas tij përgjegjësia përfundimtare i takon Rusisë, e cili në të njëjtën ditë kishte ndërmarrë një varg sulmesh me raketa drejt vendit fqinj.