Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së postit në 2019-tën. Kryetarja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani e falenderoi homologun maqedonas për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovën në procesin e integrimeve europiane, por edhe në NATO, aty ku Maqedonia e Veriut tashmë është anëtare. Ndërkohë në takimin e tyre, u prek dhe cështja e Ballkanit të Hapur, një iniciativë kjo për të cilën Osmani sërish tha se nuk e pranon trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.