Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian e hodhi poshtë me forcë kërkesën presidentit amerikan Donald Trump për dorëzim të pakushtëzuar, duke e quajtur”një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Në fjalimin e tij sfidues ndaj SHBA-së megjithatë, nuk mungoi dhe një apologji për vendet fqinjë, ku ai e përshkroi situatën si pasojë të keqkomunikimit brenda radhëve iraniane.