Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh shumë i ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit. Meta thekson se Basha ka bashkëpunuar me mazhorancën për interesat e tyre përbashkëta, duke kundërshtuar kryedemokratin, i cili presidentin e bëri pjesë të trekëndëshit të Bermundës bashkë me kryeministri Edi Rama dhe Sali Berishën. Sipas Metës, bojkoti i Bashës në zgjedhje ndodhi në një kohë kur edhe katër anëtarët e PS-së në KQZ bojkotuan pjesëmarrjen. Presidenti thekson se Basha jo vetëm nuk e mbështeti, por u përdor nga mazhoranca në Komisionin Hetimor dhe atë të Venecias.