Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar socialist nga ku foli edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. “Jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.