Presidenti i Këshillit Euopian, Charles Michel, tha para nisjes së samitit se kjo është një ditë historike jo vetëm për Tiranën, por edhe për marrëdhënien e BE me Ballkanin Perëndimor. Zyrtari i lartë tha se e ardhmja e Bashkimit Europian është me Ballkanin Perëndimor dhe sot në samit do të nënshkruhen marrëveshje konkrete, për një të ardhme më të sigurt.