Presidenti finlandez Sauli Niinisto u shpreh besimplotë përpara parlamentit të vendit të tij se ngërci me Turqinë do të arrijë të zgjidhet, e t`i hapë rrugën bashkimit të dy vendeve nordike me aleancën e NATO-s. Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shpejt dhe u bënë më të ashpra gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, unë jam i sigurt se me ndihmën e diskutimeve konstruktive, do të arrijmë ta zgjidhim këtë situate.