Kontrolli i beftë i rezidencës në mara lago të ish presidentit Donald Trump ka trazuar amerikën. Agjentet e FBI mësynë në rezidencën e tij të hënën në kërkim të dokumenteve presidenciale dhë të klasifikuara që besohet se Donald Trump i mbante në mënyrë të paligjshme. Tashmë Trump pritet të merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut të mërkurën, sipas CNN e bashkë me të pritet të dëshmojë dhe djali dhe vajza e tij.