Nën ethet e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani kandidati shqiptar që garon nën siglën e BDI-së, tregon për Top Channel ambicien e tij për tu ulur në karrigen e kryetarit të shtetit. Ndonëse ne garë nuk është shqiptari i vetëm, ai është i mendimit se posti i Presidentit nuk duhet të jetë ekskluzivitet i maqedonasve.