Qyteti i Vlorës është kthyer në një destinacion për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Hotelet por edhe restorantet kanë përzgjedhur paketa të dedikuara dhe ofrojnë shërbime shtesë me menu e aktivitete festive. Operatorët turistikë thonë se vitet e fundit Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga Kosova e diaspora.