Top Channel/ Premtimi i Ramës: Brenda 2030-ës shqiptarët s’do shkojnë më në Turqi për kurim
26/02/2025 19:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sistemi i shëndetësisë kur tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë, por premtoi se në 2030 sistemi do të jetë edhe me efikase, dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për trajtim. “A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve”, tha Rama. Më tej ai tha qeveria ka në plan për ndërtim të spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara. “Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri”, u shpreh kreu i ekzekutivit. Rama iu drejtuar socialistëve duke u thënë se duhet të jenë krenar për sistemin e drejtësisë së re që sipas tij PS ka krijuar. “Dua ta mbyll me një temë që lidhet me korrupsionin, nëse ka një arsye të parë të brendshme, se e para e të parave është se ne ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë në çdo tavolinë me çdo gjuhë të huaj, por nëse ka një arsye kryesore të brendshme që ju si socialistë duhet të ndiheni krenar, është lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia e re. Nëse nuk do ishte PS nuk do të kishte ndodhur”, tha Rama.

Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
DIGITALB DIGITALB