Prej kësaj të diele, rruga drejt Europës ka një tjetër pengesë. Çdo shqiptar që do të udhëtojë drejt një vendi të bashkimit europian do të duhet të regjistrohet në sistemin e quajtur entry-exit (EES), që do të zëvendësojë vulën tradicionale në pasaportë. Ky kontroll bazohet në kontrolle biometrike ku për çdo qytetar do të bëhet regjistrimi I fytyrës dhe I shenjave të gishtave.