Muharrem Plaku, minatori 60 vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës që prej orës 9 të mëngjesit të mërkurës. Puna për kërkimin e tij nga ekipi i inspektim shpëtimit nuk është ndalur për asnjë moment, por ende nuk dihet nëse është gjallë pasi u bllokua nga shembja e një masivi kromi në hyrje të minierës.