Pas 12 orësh kërkime, policia e Orikumit ka mundur të shpëtojë një turiste italiane e cila ishte bllokuar prej 3 ditësh në një shpellë. Turistja italiane teksa po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.