Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara e as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav Majer. Mësuesi i anglishtes ka predikuar fenë e jehovait me nxënësit e arsimit bazë, e pas shqetësimit të prindërve profesori është përjashtuar.