Top Channel/ Prapaskenat e “divorcit” Musk-Trump/ Manjati do tërhiqet prej presionit
02/04/2025 22:21

Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se i ka zbuluar rrethit të tij të ngushtë, duke përfshirë anëtarët e kabinetit të tij, se Elon Musk do të largohet nga posti i tij aktual i qeverisë në javët e ardhshme. Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve brenda Shtëpisë së Bardhë, theksojnë se Trump është i kënaqur me punën e bërë nga Musk dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (“Doge”), por kohët e fundit të dy kanë rënë dakord se është koha që miliarderi të kthehet në aktivitetet e tij private. Sipas burimeve, Musk do të marrë një rol më modest në administratën amerikane, duke ofruar ende mbështetje për qeverinë, por jo më në mënyrë aktive. Ky ndryshim ka ardhur pasi shumë aktorë të brendshëm të administratës Trump, si dhe disa aleatë të jashtëm, kanë shfaqur pakënaqësi dhe e konsiderojnë Musk si një “peshë politike” për presidentin. Një moment kyç që nxiti largimin ka qenë mbështetja publike e Elon Musk për një kandidat për në Gjykatën e Lartë amerikane, pas së cilës ai pësoi një disfatë të rëndë, duke humbur me 10 pikë ndaj kundërshtarit. Kjo ka nxitur disa shqetësime në rrethin e brendshëm të administratës, pasi Musk ishte duke u parë si një figurë e fuqishme dhe influente, por ndihma e tij politike ka kaluar në një problem. Marrëveshja për pozitat e Musk ka qenë për një afat 130 ditor, dhe pavarësisht dëshirës së Trump për të mbajtur pronarin e Tesla-s, është rënë dakord parimisht që ai të largohet në fund të majit ose fillim të qershorit. Lajmi për largimin e Musk është mohuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, me zëdhënësin Karoline Leavitt që e quajti këtë informacion si “për t’u hedhur në plehra”, duke e cilësuar si të pasaktë. Rezultati i parë i këtij lajmi u pa në Ëall Street, ku Tesla po rritet. Aksionet e gjigantit të makinave elektrike u rritën me 4.50%, duke rikuperuar humbjet prej mbi 6% të regjistruara në fund të marsit për shkak të rënies së shitjeve në tremujorin e parë. Javët e fundit, investitorët më të mëdhenj të Tesla-s i kanë bërë thirrje Musk që ose të largohet nga roli i tij drejtues dhe të fokusohet më shumë në politikë, ose të largohet nga administrata e Trump dhe të bëjë si duhet punën e shefit ekzekutiv.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02