Brikena ka shkuar me lot në sy te Dhoma e Rrëfimit ku ka folur për situatën e saj me Mateon. Banorja shprehet se kjo situatë nuk po e bën që të ndihet mirë. Ajo shton se 3 ditë nuk ka qenë mirë dhe sipas saj, Mateos nuk i ka interesuar për të. Brikena shprehet se ai nuk mund të pretendojë se me një të folur gjërat mund të kthehen si më parë. Në videon e publikuar në “Instagram”-in e “Big Brother VIP”, banorja vijon duke thënë se nuk ka bërë asnjë lloj gabimi, por prapë po del e keqe në këtë marrëdhënie. Mateo edhe Brikena herë pas herë kanë pasur disa zënka me njeri-tjetrin. Gjithashtu ajo në primen e së shtunës çifti ka pasur një debat ku banorja është shprehu se Mateo kalon më shumë kohë me Selin dhe atë e ka lënë pas dore. Ndërkohë të nesërmen në mëngjes, Mateo ka tentuar të pajtohet dhe të rregullojë marrëdhënien me Brikenën. Ndërsa ajo ishte në dhomën e rrëfimit, banori i ka vendosur disa lule në krevat për ta surprizuar. Pasi u kthye nga dhoma e rrëfimit Brikena e ka parë surprizën romantike të Mateos, por nuk ka reaguar.