Gjatë natës pranvera ia la vendin dimrit që zbardhi zonat malore nga veriu në jug. Në aksin Bogë- Theth në Shkodër kanë ndërhyrë borëpastrueset për hapjen e rrugës, ndërsa rrëshe të dendura ka pasur edhe zonat e Kelmendit në Lepushë e Vermosh, por edhe në qytetin e Pukës. Në Dibër, bora ka zbritur deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë fshatrat për rreth qytetit të Peshkopisë.